Në puntatën e sotme të “Përputhen” ishte e ftuar e ëma e një prej konkurrentëve, e Mevlanit.

Për herë të parë, ai u përlot në studio teksa kujtoi periudhën e kurbetit.

Mevlani tha se ka migruar që i vogël, vetëm e vetëm për të ndihmuar familjen.

“Unë nuk kam qarë ndonjëherë në këtë studio, por unë me vërtetë kam ikur që fëmijë në kurbet edhe kam qenë gjithmonë i përkushtuar për familjen time.

Siç kanë qenë edhe jo veç familja ime, po shumë familje të tjera para shumë vitesh, kemi qenë familje pak a shumë të gjithë të varfër edhe kam marrë rrugët e migrimit.

Kam shkuar me një kusht, që gjithmonë do t’i përkushtohem familjes time ditë pas dite, deri kur t’i bëj të lumtur edhe falenderoj Allahun që më udhëzoi në rrugë të drejtë dhe ia plotësova të gjitha dëshirat familjes time”, tha Mevlani.