Prekazi, Vojniku dhe Kllodërnica me pritje madhështore për PDK-në në krye me Fadil Nurën

Fushata ka filluar qe disa ditë, e cdo ditë e më shumë Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet, dëshmia më e fortë për këtë është përkrahja e madhe nga qytetarët që po merr Fadil Nura sëbashku me Sami Lushtakun.

Lushtaku, gjatë një tubimi të mbrëmjes së sontme, ka adresuar akuza kundër disa individëve që më parë u rrininë pranë dhe nuk ua lëshonin këmbët krerëve të PDK-së, Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit.

“Partia Demokratike është e fuqishme në Skenderaj. Dhe po besoj që përmes Drenice, kena me e fuqizu PDK-në edhe në Drenas, edhe në Prishtinë edhe në Mitrovicë edhe në komunat tjera. Une duke i njoftë çdo lagje dhe çdo familje une e di qe drenicakt nuk të lëshojnë leht. Ndërsa janë largu nga PDK-ja ata që kanë përfitu më së shumti. Nuk janë largu qytetarët, nuk janë largu ata që nuk kanë përfituar asgjë. Ata janë do burra të ligj, që kur i kishin shokët në qeveri ata nuk ua lëshonin derën as Hashim Thaçit dhe as Kadri Veselit, dhe kur ata janë sot në Hagë, këta burra dalin e flasin qysh është me keq për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Lushtaku.

Kryetari në ardhje i Skenderajt Fadil Nura, fitoren e kemi të sigurt është i njejti vullnet, e njejta gatishmëri që me 17 tetor PDK-ja me festu fitorën e thellë në Skenderaj.

Nura gjatë kësajë mbrëmje në një tabelë shpalosi planet e projekteve që do të realizohen në këto fshatra, dhe tha se nëse nuk iu përmbahet këtyre premtimeve , foto e kësaj tabele të jet dëshmia më e fortë e premtimeve të tij.

Projektet që Nura i premtoj janë këto: Qendra Runik, Trotuari, Kanalizimi, Ndriqimi, Rregullimi i Lumit si dhe Ujësjellësi.

“Kudo që po shkoj, po flas për projekte sepse pas 17 tetor fitorën e kemi tē sigurt, dhe këtë po e shoh në të gjitha fshatrat që po shkoj.

Është i njejti vullnet, e njejta gadishmëri që me 17 tetor me festu fitorën e thellë të PDK-së.

Në këtë garë, nuk është në pyetje emri Fadil Nura, por është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe jemi në garë me Vetëvendosjen”, ka thënë Nura.