Prej nesër përkeqësohet moti shi dhe shtrëngata

Ditën e hënë do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Gjatë mbrëmjes vransirat pritet të shtohen. Temperatura maksimale do të ngritet në 23C, e minimalja do të sillet rreth 7C.
 Ndërsa të martën sipas Prishtina Weather, pritet përkeqësimi i motit me reshje lokale shiu, të cilat vende-vende do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Do të fryejë erë jugperëndimore 4-10m/s. Maksimalet do të zbresin deri në 19C-20C. Reshje do të vazhdojnë edhe mëngjesin e së mërkurës, ku pritet të mbajë mot më i freskët. Pasdite do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 14C, e minimalet të martën dhe mërkurën do të sillen nga 8C-9C. Të mërkurën era do të fryejë nga veriu 3-6m/s.

Ditën e enjte do të mbajë mot me vransira të ndryshueshme e pasdite priten edhe reshje lokale shiu, e ditën e premte do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat nga e enjtja do të ngriten në 17C-21C, por minimalet do të zbresin deri në 3C-5C. Era do të fryejë nga jugperëndimi 2-11m/s.

Sipas parashikimeve të fundit, për uikend sërish pritet përkeqësim i motit me mundësi edhe për reshje shiu.

Shtypja atmosferike në fillim do të jetë në zbritje deri në 1004mb, e më pas do të ngritet rreth vlerave normale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT