Jetonte e vetme në banesë, 73-vjeçarja gjendet pas 6 muajsh pa jetë në banesën me qira. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë një picerie, ku në bodrumin e pallatit që ishte përshtatur si banesë është gjetur e vdekur 73-vjeçarja Neriban Makri, e cila jetonte e vetme me qira në këtë bodrum.

Nga veprimet e kryera rezultoi se kufoma ishte në gjendje tejet të dekompozuar dhe dyshohet se, ka ndërruar jetë para rreth 6 muaj, për shkaqe natyrale.

Gruaja nga Vlora, e pamartuar jetonte në një ambient me qira që ia paguante një shoqatë. Ishte qiradhënësja ajo që zbuloi trupin e të moshuarës dhe lajmëroi policinë.