Prej 20 vitesh shkonte shpesh në banjë, ja çfarë i gjejnë mjekët në bark

Diçka të pazakonte kanë gjetur kirurgët në trupin e një pacienti në SHBA. Mjekët kanë zbuluar një masë të bardhë e kompakte, e cila në pamje të parë duket si një vezë gjigande. Ajo ishte formuar në barkun e 62-vjeçarit, duke e detyruar që të dilte në banjë shumë shpesh.

Kjo situatë ka zgjatur për më shumë se 20 vjet. Mjekët e kanë ekzaminuar masën e gjetur në trupin e 62-vjeçarit, duke e dërguar  në laborator, por nuk gjetën ndonjë gjë të çuditshme. Për të përcaktuar qartë se për çfarë bëhej fjalë, janë bërë analiza të mëtejshme. “Veza”, ishte 10 cm e gjatë, 7.5 cm e gjerë dhe  peshonte 220 gram.

Ajo shkaktonte presion mbi fshikëz, e cila provokonte urinimi e shpeshtë. Masa ishte formuar nga proteinat, materiale fibroze  e të tjerë. Pas kirurgjisë  burri nuk kishte nevojë më për të shkuar  në banjë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT