Me afrimin e stinës se bukur te pranverës, për fat te keq shpeshtohen edhe fenomenet e pa këndshme te alergjive. Sot ka shume njerëz qe vuajnë pasojat e saj si astma, rrjedhje nazale, veçanërisht ndërmjet muajve mars dhe prill, dhe ne këtë rast, si shkak për krijimin e tyre është poleni luleve. Por ka disa këshilla qe mund te na vijnë ne ndihme për te shmangur sadopak këto reaksione bezdisëse te organizmit. Ekzistojnë edhe mjaft preparate qe luftojnë këto fenomene, por këshillohet qe këto te shoqërohen gjithmonë me disa rregulla praktike qe rezultojnë gjithnjë si një ndihme më shume ne përballimin e fenomeneve. Këshillohet qe këto persona te shmangin sa me shume te jete e mundur livadhet dhe fushat, madje edhe ato te pa mbjella. Nëse është e pamundur qe këto te shmangen këshillohet qe se paku te evitohet sa me shume afrimi ndaj tyre, veçanërisht ne orët e mëngjesit. Nëse duhet te bëni stërvitje fizike, këtë mund ta bëni ne mjedise te mbyllura. Kur udhëtoni me makine, këshillohet qe te mbani gjithnjë dritaret te mbyllura, ndërkohë qe duhet te ndërroni filtrat e kondicionerëve. Nuk duhet te përdorni as biçikletat dhe motorët. Kur këto janë mjete te domosdoshme për ju, atëherë sigurohuni qe te izoloni me maska si gojën ashtu edhe hundët. Mbani gjithnjë syze dielli ose kapele me strehe. Për ata qe kane mundësi, këshillohet qe ne periudhën pranverore me te rrezikshme te shpërngulen ne bregdet, ose ne male, ku poleni i luleve ndjehet e pak. Gjate kësaj periudhe rekomandohet gjithashtu qe te ndërroni sa me shpesh teshat, te laheni gjithashtu me shpesh, edhe flokët, për te larguar polenin. Një këshillë e vyer është edhe mos pirja e duhanit dhe shmangja e kontaktit me të.