Pranë fotografisë atraktive në Los Angeles, Mozzik i shkruan këtë koment Taynës

Mozzik ka lënë një koment në fotografinë e fundit të Taynës.

Tayna pas suksesit me këngën “Edhe ti” në bashkëpunim me Mozzik, ka udhëtuar për në Los Angeles, shkruan lajmi.net.

Rep-artistja vshtë shëtitur rrugëve të Los Angeles bashkë me modelen Kejvina Kthella.

Ajo postoi së fundi një imazh, teksa shihej e veshur me veshje sportive, në një kabinë telefoni, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ndjekësit.

Në sy të bie komenti i Mozzik, i cili i shkruan “Personin qe kerkoni është duke thyer rekorde”, ndërsa Tayna ia kthen “hahaha llug dmth”.

Për ndryshe, dueti “Edhe ti” për dy ditë ka kapur shifrën prej 5 milionë klikimeve në YouTube. /Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT