Prag tragjedie në futbollin shqiptar, tifozët bien nga ndërtesa

Një tragjedi mund të kishte ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë në Shqipëri.

Butrinti fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Labërisë por në një moment gjatë pjesës së parë ka ndodhur një incident i rrezikshëm.

Disa tifozë të skuadrës së Butrintit kishin vendosur ta ndiqnin ndeshjen nga afër në një ndërtesë që ndodhet pranë stadiumit, por ndërtesa është krejtësisht e amortizuar dhe disa prej tifozëve janë rrëzuar duke pësuar dëmtime. Nga VIDEO shihet që disa prej këtyre tifozëve bien nga lartësia dhe janë plagosur, por nuk kanë probleme serioze për jetën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT