Pozat e ëmbla të Granitit me bashkëshorten shtatzënë

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, në muajin maj i njoftuan fansat e tyre se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndërsa teksa po i shijojnë pushimet bashkë, ata e kanë ndarë një fotografi mjaft domethënëse me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

“Bisedë ndërmjet babait dhe fëmijës”, është përshkrimi që Leonita ia ka vënë fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndërsa në një pozë tjetër të publikuar nga 26-vjeçari, futbollisti puth barkun e fryrë të bashkëshortes së tij, ndërsa e ka shoqëruar me përshkrimin: “Puthje për fëmijën tim”.

Në këto pushime, çifti shoqërohej edhe nga vëllai i Granitit, Taulant Xhaka dhe e partnerja e tij, Arbnora Nuredini.

Ndryshe, Graniti dhe Leonita janë në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa ata u martuan në vitin 2017. /Telegrafi

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com