Posta Zviceriane, së shpejti me drona

Pa qëllimin për ndonjë ‘provokacija‘, Posta Zviceriane ka njoftuar dje se këtë behar do të fillojë shpërndarjen me drona.

Lajmi në fakt ka ardhur nga kompania e dronave Matternet, e cila do të fillojë bashkëpunimin me ‘Swiss Post’.
“Qëllimi jonë kryesor i këtij projekti është të provojmë konceptin e dronave, dhe për të qartësuar ligjet e dronave, për të parë kushtet lokale, dhe për të eksploruar mundësitë teknike të biznesit të dronave,” ka thënë Matternet në një konferencë për shtyp.

N.q.s ky test-projekt funksionon me sukses, atëherë Matternet dhe Swiss Post mund të fillojnë përhapjen e plotë e dronave në një shkallë më të madhe. /techsot/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT