Porto është çerekfinalisti i dytë në Ligën e Kampionëve pasi që mposhti në lojën kthyes Baselin e Xhakës dhe Gashit, me rezultat 4:0 dhe përfundimtar 5:1. Ndeshja e parë në Zvicër, pati përfunduar 1:1.
Porti e nisi mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën 14’ me anë të Yasine Brahimit. Pjesa e parë përfundoj me rezultat 1:0 për Porton. Golin e dytë e shënoi Hector Herrera në minutën 47’ kurse golin e tretë e shënoi Casemiro në minutën e 56’. Rezultatin përfundimtar për 4:0 e shënoi Aboubakar në minutën e 76’.
Në këtë ndeshje për Baselin, u paraqitën edhe shqiptarët Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi. /Drenica Press/
- Advertisement -