Porto dhe Milan merren vesh për Martinez, por ai s’ka vendosur ende për transferim!

 

Agjenti i sulmuesit kolumbian Jacksion Martinez thotë se akoma asgjë nuk është vendosur për të ardhmen e klientit të tij, pavarësisht se Milani dhe Porto kanë konfirmuar marrëveshjen, raporton Koha.

Luiz Henrique Pompeo ka thënë për gazetën portugeze “Record” se lojtari nuk ka nevojë të flasë akoma për të ardhmen e tij sepse akoma nuk është vendosur asgjë.

“Jackson nuk ka thënë asgjë akoma për Milanin sepse nuk ka nevojë. Asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Pompeo. “Jackson është i koncentruar momentalisht te Kolumbia në Copa America. Ai është absolutisht i relaksuar”, ka thënë ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT