Portieri i Drenicës, Burim Sadiku: Do t’ia ndalim hovin Feronikelit

Drenica synon t’ia ndalë hovin liderit. Stadiumi “Bajram Aliu” do të jetë të shtunën arenë e derbit drenicas në kuadër të javës së 21-të në Raiffeisen Superligë, Drenica-Feronikeli. Në katër ndeshjet e deritashme në pranverë kuqezinjtë e Tahir Lushtakut kanë realizuar dy fitore e dy humbje.

Pikërisht në shtëpi Drenica nuk di për humbje dhe këtë seri pozitive synon ta vazhdojë, në mënyrë që edhe të këndellet nga humbja e thellë në mesjavë në kryeqytet. Portieri i Drenicës, Burim Sadiku është optimist se nuk do t’i zhgënjejnë tifozët e tyre.

“Pa dyshim do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi të kompletuar dhe besoj se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe në fund do t’i gëzohemi fitores. Kemi respekt për Feronikelin, por në këtë sfidë hyjmë vetëm për fitore dhe besojmë se do t’ia ndalim hovin”, ka thënë Sadiku për “Futbolli.info”.

Ai është I vetëdijshëm se Feronikeli është ambientuar mirë me fushën në “Bajram Aliu”, pasi luan aty si vendas, por shpreson se tri pikët e kësaj sfide do të vishen kuqezi. “Jam I vetëdijshëm se ata ndihen deri diku si në shtëpinë e tyre në stadiumin tonë, por sigurisht se ne do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve tanë dhe do t’ia arrijmë qëllimit”, ka shtuar Sadiku.

Sa i përket humbjes (0:3) me Prishtinën dhe golit të parë në atë sfidë që u cilësua edhe për fajin e tij, Sadiku u shpreh: “Rezultati në ndeshjen me Prishtinën nuk ishte real, pasi ne luajtëm mirë, por në fund erdhi në shprehje përvoja e Prishtinës. Sa i përket golit të parë normal që një pjesë të fajita e kisha edhe unë, por besoj se në ndeshjet në vazhdim nuk do të pësoj gola të tillë“.

Në fund, Sadiku ka komentuar edhe shortimin me Istogun në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. “Synimi ynë është që garave të kupës t’i shkojmë deri në fund, por në çerekfinale do të kemi punë mjaft të vështirë, ngase do të luajmë si mysafirë kundër Istogut. Në short na mungoi fati, por shpresoj që ai të na përcjellë gjatë ndeshjes dhe ne ta sigurojmë biletën për gjysmëfinale”, ka përfunduar

- Advertisement -

MË TË FUNDIT