Nëse menduat se martesa e princit Harry me Meghan Markle do të përbënte një skandal për familjen mbretërore, mesa duket nuk ka rezultuar e tillë. Kujtojmë se Meghan ka qenë një herë e martuar, rrjedh nga një familje afro-amerikane, si dhe nuk ka prejardhje fisnike.

Por deri më tani me siguri nuk është dëgjuar kurrë të flitet për Sofia Hellqvist, ish-pornostaren që tashmë mban titullin e dukeshës së Värmland-it.

Princesha e Suedisë, Sofia Kristina Hellqvist, ka lindur në Dhjetor të vitit 1984 në një komunë në periferi të Stokholmit. Gjatë kohës kur punonte në baret e Suedisë ajo do të njihej me një fotograf, i cili do t’i propozonte një punë tejet të veçantë: të pozonte nudo.