Policia vendoset para shtëpisë së Agim Bahtirit

Pjeëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të shtëpisë së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit. Arsye për këtë është kërcënimi me jetë që ka marrë ky i fundit nga një person, raporton Express.

Se Bahtiri është kërcentuar me jetë e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, kanë deklaruar Prokuroria”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet mbi dyshimet të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Express u sjell pamje ku shihen pjesëtarë të policisë duke ruajtur para shtëpisë së Bahtirit:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT