Policia rrethon banesën e Albin Kurti (Foto)

Forca të shumta policore kanë rrethuar ndërtesën në të cilën jeton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas dëshmitarëve, mësohet se Policia është e armatosur rëndë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se dera e hyrjes së banesës së deputetit Kurti është thyer nga Policia për faktin se askush nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë për të hapur derën.

Gjykata Themelore e Prishtinës dje ka lëshuar fletë arrest ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Fletë arresti është lëshuar për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupin dhe Faton Topallin. /koha.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT