Policia: Protesta as kësaj radhe s’është lajmëruar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se organizatorët e protestës as kësaj radhe s’e kanë lajmëruar në polici protestën siç parashihet në Ligjin për tubimet publike.

Kelani ka treguar se deri më tash protesta është e qetë.

“Ligji mbi tubimet publike e bën të qartë se nga organizatorët protesta duhet të lajmërohet zyrtarisht në polici. Kjo rrugë nuk është ndjekur përpos asaj që është bërë publike në media”, ka thënë Kelani, për RTV21.

Kelani ka treguar se deri në 4 mijë policë mund të jenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse protestuesit shkelin ligjin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT