Policia norvegjeze gjatë vitit 2014 gjuajti vetëm dy plumba

    Policia norvegjeze në vitin 2014 ka kërcënuar me armë në 42 raste, shifër kjo më ulta në 12 vitet e fundit.

    Policia norvegjeze gjatë gjithë vitit 2014 ka gjuajtur vetëm dy plumba, transmeton Anadolu Agency.

    Nga policia e këtij vendi skandinav theksojnë se në të dy rastet askush nuk është vrarë apo plagosur.

    Ndërkohë kjo shifër përkon me një plumb më pak në krahasim me vitin 2013 kur nga tre të shtënat janë plagosur dy persona.

    Policia norvegjeze në vitin 2014 ka kërcënuar me armë në 42 raste, shifër kjo më ulta në 12 vitet e fundit.

    Policia gjatë 12 viteve të fundit ka vrarë dy persona në shkëmbim zjarrit. Njëra vrasje ka ndodhur në vitin 2005 ndërsa tjetra në 2006-ën.

    Madje edhe gjatë sulmit terrorist në Utoya në vitin 2011, kur norvegjezi Anders Behring Breivik vrau 69 persona dhe plagosi 66 të tjerë, policia norvegjeze ka gjuajtur vetëm një plumb.