Policia: Një i vdekur e gjashtë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Klan Kosovën aksidentin e mbrëmshëm në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

“Aksidenti i komunikacioni rrugor ka ndodhur  në mes të dy automjeteve në lëvizje. Vetura e parë e tipit Honda ngjyrë e hirit  dhe vetura e dytë e tipit Golf IV. Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur drejtusi i automjetit të dytë” ka thënë ai.

Hoxha ka bërë të ditur se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës që ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti.

“2 femra dhe 4 meshkuj janë të lënduar nga ky aksident të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.

Zëdhënësi i Policisë ka treguar se Policia dhe Prokurori kujdestar kanë dalur në vend ngjarje për ndërrmarrjen e veprimeve të nevojsme hetimore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT