Policia në Skenderaj realizon dy bastisje, konfsikohen armë, arrestohen dy persona

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, Policia në Skenderaj, në orët e mëngjesit të sotëm, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT