Policia e Kosovës, ka arrestuar një burrë në Skenderaj, pasi i njëjti pas një mosmarrëvshje ka kërcenuar një person tjetër, përcjellë Drenica Press.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës thotë se: Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.