Policia ndalon shqiptarin të punoj në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës

Hazir Ferati ka bërë të ditur se punët për rindërtimin e shtëpisë, të cilën gjatë luftës ia kanë shkatërruar në tërësi ekstremistët serbë, i ka filluar të hënën, kur edhe i është kërkuar nga inspektorët serbë dhe policia e Kosovës, që t’i ndërpret ato, gjë të cilën ky nuk e ka bërë dhe ka vazhduar të punoj në hapjen e themeleve deri në mbrëmje.

Policia e Kosovës nga stacioni në veri të Mitrovicës, ka ndërpre punimet në rindërtimin e shtëpisë së Hazir Feratit në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Ferati ka bërë të ditur se punët për rindërtimin e shtëpisë, të cilën gjatë luftës ia kanë shkatërruar në tërësi ekstremistët serbë, i ka filluar të hënën, kur edhe i është kërkuar nga inspektorët serbë dhe policia e Kosovës, që t’i ndërpret ato, gjë të cilën ky nuk e ka bërë dhe ka vazhduar të punoj në hapjen e themeleve deri në mbrëmje.
“Mirëpo, sot, kur isha duke punuar me katër punëtorë në hapjen e themeleve për të rindërtuar shtëpinë, rreth orës 10:30 minuta kanë ardhur mbi 20 policë të Kosovës, të Njësisë speciale dhe kërkuan të ndërpres punët e madje tentuan të më arrestojnë, por unë arrita që të largohem për momentin dhe të strehohem në një shtëpi shqiptare aty afër”, tha Ferati.
Sipas tij, si inspektorët, ashtu edhe policia i kanë thënë se kanë urdhër nga zyrtarët e komunës në veri të Mitrovicës për ndërprerjen e punimeve, andaj edhe për këtë janë aty.
“Kjo që po ndodhë me mua vërtetë është e pakuptimtë dhe jo njerëzore. Krejt kjo po bëhet për shkak të kërkesës së ekstremistëve serbë, që të mos na lejohet neve shqiptarëve të kthehemi në trojet tona. Dhe në vend që të kërkohen dhe të vendosen para drejtësisë ata që na i kanë djegur shtëpitë, neve nuk na lejohet ndërtimi i shtëpive. Kjo nuk ndodhë askund në botën demokratike, e madje as në vendet totalitare”, ka thënë Ferati.
Ai kërkon nga institucionet dhe organet shtetërore të Kosovës dhe sidomos nga policia e Kosovës, që t’i lejohet ndërtimi i shtëpisë me mjete nga Fondi “Ndihmo edhe Ti”, në mënyrë që të mos vuaj më duke jetuar tash e 16 vite nëpër bodrume, shtëpi të papërshtatshme dhe me qira.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT