Policia me patrullime shtesë në kryeyqtet

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës, kanë filluar përgatitjet për protestën e sotme të organizuar nga tre subjektet politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Në rrugët e qendrës së Prishtinës vërehet një lëvizje e shtuar e automjeteve dhe përqëndrim i të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit shihet patrulimi në këmbë i pjesëtarëve të policisë të pajisur me jelek antiplumb.
Protesta e paralajmëruar të mbahet në orën 14:00, do të nisë me një marrsh nëpër Prishtinë, për tu mbledhur në fund, në sheshin ‘Skenderbeu”, pranë institucioneve kryesore, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT