Policia maqedonase aksion në fshatrat e banuara me shqiptarë

Forca të shumta policore maqedonase janë futur sot në fshatin e banuar me shqiptarë në Malinë te Shkupit.

Banorët e këtij fshati i thanë RTK-së , nëpërmjet telefonit se qindra policë të armatosur janë futur mëngjesin e sotëm në këtë zonë dhe po kontrollojnë shtëpitë, kurse mbi fshat po fluturojnë helikopterë të policisë maqedonase.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhenësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, i cili ka njoftuar se aksioni i policisë po vazhdon edhe në këto orë të pasdites.

Autoritetet policore nuk kanë bërë të ditur qëllimin e këtij aksioni.

Malina ndodhet në zonën kufitare Maqedoni – Kosovë. /RTK/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT