Policia e Malit të Zi ka ndërhyrë në momentin që disa nxënës nga Tirana kanë valëvitur një flamur të Shqipërisë në muret e vjetra të Budvës.
Agjencia e lajmeve “Dnevnik” raporton se grupi i nxënësve janë nga një shkollë e mesme në Tiranë, të cilët kanë nxjerrë flamurin kuqezi për të bërë foto, transmeton Shekulli.
Policia ka ndërhyrë duke u konfiskuar atyre flamurin dhe më pas, ka shoqëruar autobusin gjatë udhëtimit. Ndërhyrja e policisë është bërë pas njoftimit nga banorët e Budvës, një zonë e frekuentuar për plazhet e saj të rralla.
“Vjesti” shkruan se fillimisht ishin banorët e zonës ata që u konfliktuan me gjimnazistët nga Shqipëria. Policia malazeze ua ka marrë simbolin kombëtar dhe i ka kthyer nxënësit drejt kufirit, duke u ndërprerë udhëtimin.