Policia konfiskon armë në një shtëpi në Drenas

Një rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar në komunën e Drenasit.

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Poklek të Vjetër në Drenas, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytëshe, 22-fishekë cal-16, dhe një imitim i armës së gjatë e punuar nga materiali letër.

I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT