Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Pasditën e sotme GazetaBlic ka raportuar për dy persona të vrarë në Prishtinë.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për GazetaBlic se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, shton se në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent.Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT