Një grua e moshuar ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë, rreth dy orë më parë.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në lagjen Mati 1.
E njëjta është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për GazetaBlic, i cili dha detaje të tjera.
“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, ka thënë Kasniqi.
Policia po merret me ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe me rrethanat si ka ndodhur rasti.
- Advertisement -