Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që vdiq një i ri në Drenas

Një person ka vdekur dje në Drenas si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku u godit nga një veturë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30, dhe raportohet se viktima ishte duke ecur.

Ngasësi i veturës, nga pakujdesia e ka goditur të njëjtin dhe më pas është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT