Policia iu drejtohet mërgimtarëve: Mos parkoni në errësirë dhe mos lini çanta në veturë

Policia e Kosovës ka nisur projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku ka shpërdarë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi.

Porositë lidhen me parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefoniot gjatë ngasjes, mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes, kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë, sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj.

Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.

Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku ‘’, afër qendrës ‘’Village & Shoping ‘’ në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë, pritet të shpërndahen fletushka edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Sipas Policinë, tani që pritet të ketë më shumë qarkullim të shtuar të automjetve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sënsibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.

Ata thonë se ishte kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative.

Ndryshe, duhet theksuar se janë të shpeshta rastet kur veturat e mërgimtarëve kanë qenë cak i hajdutëve ku janë vjedhur gjëra me vlerë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT