Policia në Berlin ka konfiskuar 380 kilogramë kokainë, të fshehur në banane, sasia kjo më e madhe e drogës u zbuluar ndonjëherë në kryeqytetin e Gjermanisë.
Të punësuarit në një supermarket njoftuan policinë, duke theksuar se si duket kanë gjetur drogë të fshehur në banane. E fshehur nën frutat, zyrtarët zbuluan drogën.
Zyrtarët e policisë gjermane theksuan se ende nuk e dinë se prej nga ka ardhur droga dhe se vlera e saj në tregun e zi kap shumën prej 15 milionë euro.
- Advertisement -