Policia flet për prangosjen e dy shtetasëve rusë në kufirin Kosovë-Serbi

Dy shtetas rus janë prangosur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Sarpelj të Leposaviqit janë prangosur dy shtetas rusë, një femër dhe një mashkull.

Të njëjtit dyshohet se me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar.

“Janë prangosur dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT