Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkoi bashkëpunimin e qytetarët për arrestimin e Vedat Fadil Rudajt.

I kërkuar nga Policia, Vedat Rudaj është i lindur më 03.01.2000 në Gremnik- Klinë dhe po kërkohet për vjedhje të rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected] /Telegrafi/