Policia e Kosovës parandaloi vrasjen e këshilltarit të zv.kryeministrit të Kosovës

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, në një konferencë urgjente me medie, të hënën, ka thenë se të dielën rreh orës 22:45, në kafenën “Bahus”, në qendër të Leposaviqit  ishte tentuar vrasja e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, por ishte Policia e Kosovës ajo që kishte penguar gjakderdhjen, shkruan “Zeri.info”.

Leposaviq. “Me zolë, kallash dhe me revole është bërë përpjekje për ta vrarë këshilltarin e zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq, të dielën para mesnate, në kafenën “Bahus” në qendër të Leposaviqit. Po mos të reagonte furishëm Policia e Kosovës do të ndodhte gjakderdhje e madhe. Sikur të mos reagonte shpejt policia, kush e di se çfarë katastrofe do të ndodhte. Ata penguan gjakderdhjen”, ka thenë mes tjerash kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, në një konference urgjente të organizuar me përfaqësues të medieve, në Leposaviq, të hënën, disa orë pasi që kishte ndodhur incidenti në kafenën “Bahus” në Leposaviq, në të cilin ishin përdorur edhe armët.

Jabllanoviq ka thenë se shkaktarët e këtij incidenti janë persona për të cilët është lëshuar fletarrrest në Serbi, ndërsa disa të tjerë janë në listat e fletëarrestit që i ka lëshuar edhe  Prishtina. Sipas tij, njëri prej personave ka kryer vepër kriminale, vrasje në Leshak të Leposaviqit dhe është i denuar, por ai dhe të tjerët nga lista e fletëarresteve në Serbi, stehim kanë gjetur në veri të Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Jabllanoviq ka sqaruar se të gjithë personat që kanë marrë pjesë në rrahjen, gjatë të cilës u përdoren edhe armët, kanë marrë pjesë në një festë që kishte organizuar kryesuesi i Kuvendit të Leposaviqit. Ai nuk e di arsye përse ata ishin rrahur mes vete, kur të gjithë kanë qenë bashkë në kremtën e organizuar dhe këtë fakt, Jabllanoviq e sheh si diçka të dyshimt, ndërkohë që qellimi, sipas tij ishte vrasja e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, emrin e të cilit nuk e ka thenë.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur që t’ia marrin revolen personit i cili armën e kishte drejtuar drejtë në këshilltarin e zëvendëskryministrit të Kosovës. Ai ka ngrë gishtin, por për fat arma nuk ka shkrepur. Në të njejtën kohë, personi tjetër ka shtënë me armë automatike, ndërsa personi i tretë ka përgatitur zolen për ta shkrepur në drejtim të kafiterisë”, ka sqaruar Jabllanoviq, para gazetarëve në Leposaviq. Ai ka shtuar se shumë i rendë është fakti se personat që kanë marrë pjesë në incidentin në kafenën “Bahus” janë persona që ndodhen në listen e fletëarrestit që ka lëshuar Serbia dhe të cilët strehim kanë gjetur në veri të Kosovës.

“Gjithashtu, njëri prej pjesëmarrësve në incidentin e së shtunës para kafenës ‘Bahus”  ka kryer një vrasje në Leshak dhe është denuar, dhe ndaj tij është lëshuar fletëarrest në Serbi, ndërsa për disa persona fletëarrest ka lëshuar edhe Prishtina”, ka siguruar Jabllanoviq. Kryetari i Leposaviqi ia ka parë për të madhe Prokurorisë, respektivisht prokurorit që është ngarkuar me rastin, i cili, sipas Jabllanoviqit, gjithë rastin e ka shikur “me sy të butë”, ndërsa e ka cilësuar si “vepër e lehtë penale”.

“Kur ka aq shumë të shtëna, kur tentohet të vritet këshilltari i zëvendëskryeministrit, kur në vendin e ngjarjes gjenden dhe konfiskohen një zola, dy pushkë automatike dhe dy revole, atëherë unë nuk e di se çka është ‘vepër e rendë penale’. Këtu ka diçka që nuk shkon. Në krejt këtë ngjarje Prokuroria Themelore e Mitrovicës që funksionon në Vushtrri e shikon me sy të butë. Eshtë bërë përpjekje për një vrasje, situate merr përmasa  shqetësuese, ndërsa gjendja edhe mëtutje shihet si normale. Eshtë obligim i Policisë së Kosovës t’i mbrojë qytetarët, por është edhe obligim i qytetarëve që ta mbrojnë Policinë e Kosovës. Të parët që kanë arritur dhe kanë penguar gjakderdhjën janë pjesëtarët e Policisë së Kosovë. Po mos të ishin ata do të kishte gjakderdhje të madhe”, ka thenë mes tjerash ai.

Në anën tjetër, portal “Kossev” në veri të Mitrovicës ka siguruar një audioncizim të konferencsë me gazetarë që ka organizuar Jabllanoviq në Leposaviq. Sipas tij, gazetarët kanë pyetur Jabllanoviqin për emrat e personave që kanë qenë të përfshirë në ngjarje dhe të cilët ndodhen në listën e fletëarrestit që është lëshuar në Serbi, por ai tha se nuk është punë e tij që të flasë me emra, pasi që siç thotë Jabllanoviq, emrat e tyre i ka policia dhe se ajo e di mirë edhe vendstrehimin e tyre në veri të Kosovës.

Ndryshe, pas një rrahjeje që ka ndodhur në kafenen “Bahus” në Leposaviq, të dielën rreth orës 22:45 minuta, policia ka arrestuar 4 serbët e përfshirë në rrahje, ndërsa tek ata janë gjetur një raketahedhës (zola) dy pushkë automatike dhe dy revole. Ndaj të arrestuar është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT