Policia e Kosovës kërkon shtim të vigjilencës gjatë drejtimit të automjeteve

Duke iu referuar gjendjes së pergjitshme në trafikun rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur, (dy) 2 aksidente të rënda të cilat kanë rezultuar me pasoja fatale, ku tre persona kanë humbur jetën. Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga ligji për rregullat e trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, si dhe të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëjmë thirrje që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, posaqërisht tani kur kanë filluar ndryshime atmosferike, reshje dhe shfaqje të mjegullave, gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit kur mund të paraqiten edhe ngrica të cilat vështërsojnë qarkullimin.

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitoroj dhe menaxhoj situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesmarrsit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndeshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve, në veqanti aksidenteve me fatalitet.