Policia e Kosovës identifikohen 36 lëmoshëkërkues dhe arreston 11 trafikantë të tyre

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka arrestuar 11 persona të dyshuar për kryerje të veprës penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, gjithashtu ka arritur të identifikoi 36 fëmijë lëmoshëkërkues.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njoftoi se plani operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues, si viktima të trafikimit’ u zbatuar në gjithë territorin e Kosovës i cili përfshinë periudhën kohore prej katër ditësh.

Në këtë plan operacional përveç Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë edhe prokuroritë  në rajonet përkatëse,  qendra për punë sociale,  drejtoria për migrim dhe të huaj, si dhe njësitë tjera relevante policore.

Fëmijët e identifikuar janë kryesisht nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, ku prej tyre 23 Shtetas Kosovar dhe 13 Shtetas Shqiptar.

“Shtetasit e huaj nga Shqipëria i janë dorëzuar njësisë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe te Huaj që të  vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për te huaj, ndërsa për shtetasit Kosovar ,ne konsultim me Prokurorit përkatëse , janë iniciuar 12 raste  “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë komunikatë.

Një nga rastet “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” , neni 250 është  përcjellë  edhe  me një raport plotësues  të  kallëzimit  penal -RECIDIVISTE.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT