Policia e Kosovës apelon për kujdes gjatë drejtimit të automjeteve në trafik

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin nëpër rrugët tona.

Drejtuesit e automjeteve të posedojnë pajisje dimrore të parapara sipas ligjit të trafikut.

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndeshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve dhe krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT