Indeksonline pak më parë ka raportuar për një plagosje në Komoran të Drenasit.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline tha se sipas të dhënave fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetëplagosur.

Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Ndaj të njëjtit po vijon trajtimi mjekësor në QKUK Prishtinë”.