Policia arreston personin që po kërkohej për pesë vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim për pesë vepra penale, raporton Gazeta Express.

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për pesë (5) raste të veprave penale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Fisnik Lajqi po kërkohej për një rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy raste për veprën penale  “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe dy raste për veprën penale  “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 17.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë./Express/