Policia arreston ngasësin që e goditi me veturë 70 vjeçaren në Mitrovicë

Një grua 70 vjeçare mbrëmë humbi jetën në fshatin Zhabar të Mitrovicës, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar ngasësi që e goditi atë me veturë, përcjell Klakosova.tv.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesi ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje prurëse. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Tutje, aty thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

- Advertisement -

MË TË FUNDIT