Policia: Aktivisti i VV-së i arrestuar sot, ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga viti 2015

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme policia ka arrestuar aktivistin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Fatmir Fetahu.

Lidhur me këtë, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se aktivisti i saj është arrestuar pa urdhër arrest.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Policia e Kosovës, e cila përmes një njoftimi për media ka theksuar se personi i arrestuar ka qenë në listën e ndalimit që nga data 2 nëntor të 2015-ës.

“Me datën 02.09.2016 rreth orës 01:30 gjatë regjistrimit në dalje të Shtetasit të RKS-së me iniciale F. F. i lindur më (1981) në Lipjan, i njëjti ka rezultuar pozitiv në listën e ndalimit që nga data 02.11.2015, respektivisht sipas rastit të regjistruar ka qenë në kërkim nga hetuesia që nga ajo kohë dhe sipas procedurave ligjore ai i është dorëzuar njësisë përkatëse të hetimeve rajonale në Prishtinë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT