Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve.

“Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia.

“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin .Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”, tha policia.