Policët e Kosovës te Inspektorati me tabela të Serbisë (Foto)

Inspektorati Policor i Kosovës është duke intervistuar disa zyrtarë policorë.

Klan Kosova më parë raportoi nga burimet e saj brenda policisë se shumica e policëve të ftuar për intervistim janë të komunitetit serb.

Një numër i makinave në parkingun e IPK-së, janë me tabela të shtetit të Serbisë, ndonëse policët bartin uniformë të shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.