Pogba: Po ia kthej të mirat Juves

Paul Pogba është padyshim lojtari më i mirë te Juventusi, dhe ndër më të mirët në Seria A.
Goli i tij në duel me Sasuolon i solli fitoren Juves, por edhe e ofroi shumë pranë titullit të katërt radhazi, pasi është shkëputur 11 pikë larg Romës.
Mesfushori francez është gjithnjë falenderues ndaj Juves, që e mori nga Manchester United si një lojtar të dështuar dhe e bëri yll.
“Juventus më ka dhënë gjithcka dhe unë dua t´ia shpërblej në fushë duke dhënë gjithcka. Mendoj për të fituar skudeton e katërt dhe për t’u përmirësuar sa më shumë”, ka thënë Paul Pogba për SkySport Italia.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT