Pogba është shitur për 80 milionë euro?

Është vendosur e ardhmja e mesfushorit francez Paul Pogba.

Sipas asaj që ka shkruar portali gjigant ‘goal.com’, skuadra kampione e Italisë, Juventus ka pranuar që ta shes yllin e saj Paul Pogba për 80 milionë euro.

Burime të ‘goal.com’, pranë klubit bardh e zi kanë thënë se marrëveshja është arritur mes Juventusit dhe Paris Saint Germain, që Pogba të veshë fanellën e klubit francez nga stinori i ri.

Për talentin e madh francez interesim të madh kanë shprehur edhe Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Manchester Unite dhe Chelsea.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT