Poeti shqiptar Idlir Azizaj promovohet në Paris

    Përmbledhja e titulluar “Verbstones” sapo është publikuar në Amerikë nga shtëpia botuese CC Marimbo Pres, ndërsa është përkthyer nga Jack Hirschma, poet amerikan që gjithashtu do ta prezantojë poezitë e tij në Paris.
    Autori shqiptar Idlir Azizaj do të prezantojë të shtunën në Paris të Francës veprën e tij të fundit me poezi.
    Përmbledhja e titulluar “Verbstones” sapo është publikuar në Amerikë nga shtëpia botuese CC Marimbo Pres, ndërsa është përkthyer nga Jack Hirschma, poet amerikan që gjithashtu do ta prezantojë poezitë e tij në Paris.
    Prezantimi do të ndiqet nga një lexim dhe interpretim me zë i poezive të Azizajt në anglisht, frëngjisht dhe në shqip, si dhe një lexim i poezive të Hirschman, të marra nga libri i tij “Arcanes”, njofton Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
    Mbrëmja që zhvillohet në hapësirën “La Guillotine”, do të shoqërohet me raki dhe kuzhinën tradicionale shqiptare, me organizim të shoqatës Albania dhe ambasadës së Shqipërisë në Paris. / KultPlus.com