Podujeva bëhet me semaforë, llapjanët të lumtur bëjnë selfie pranë tyre

Komuna e Podujevës 20 vjet paslufte do të bëhet me semaforë. Ata janë vendosur në rrugën “Zahir Pajaziti”, derisa pritet të funksionalizohen shumë shpejt pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë.

Humori në rrjetet sociale por jo vetëm nisi ditën e diel kur edhe nisi vendosja e shtyllave për semaforë në Podujevë, shkruan Reporteri.net.

Dy të rinj nga Podujeva janë shprehur të lumtur që qyteti i tyre do të bëhet me seamfor, me ç’rast kanë bërë një selfie pranë shtyllës ku do të vendosën semaforët.

Ata thonë se janë në dijeni që po bëjnë hajgare me Podujevën, por siç thonë “nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Videon për semaforët në Podujevë mund ta ndiqni nga minuta e 13:34