“Po tash shikojeni turpin e rrugës Drenas -Skenderaj” (FOTO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka ironizuar me asfaltimin e një rruge në fshatin Çabiq, të komunës së Klinës.

Ai duke ia bashkëngjitur edhe disa fotografi një rruge të asfaltuar e ku mbi të kanë dalë edhe fije bari.

Atë ai e ka krahasuar edhe me petë laknori.

“Asfalti si petë laknori. Maro asfalt si petë laknori e vidh sa të mundesh. Shikoje se çfarë asfalti është ba në fshatrin Çabiq, të Klinës”, ka shkruar ai.

Fotografia e Milaim Zeka

Kurse tani ka publikuar edhe disa fotografi të rrugës  Drenas-Skenderaj. Rruga ende e pa lëshuar në qarkullim ka filluar asfalti të prishet.

“Ka edhe ma keq se sa ne Qabiq. E denoncova asfaltin sikur petë laknori në Qabiq të Klinës. Po tash shikojeni turpin e rrugës Drenas -Skenderaj. Hala pa u lëshu rruga, shikojeni se si duket. Krejtë kjo rrugë është bërë terror psikologjik për këtë anë”, ka shkruar Zeka./Drenicapress.info

Fotografia e Milaim Zeka

- Advertisement -

MË TË FUNDIT