Po ikin mjekët nga QKMF në Skenderaj

Shkruan: Bashkim Meha – Kryetar i Sindikatës në QKMF Skenderaj///

Ne si përfaqësues sindikal jemi të brengosur ditëve të fundit si për përsonelin shëndetësor, poashtu dhe për gjithë popullatën që vizitojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, me rastin e ikjes se mjekëve.
QKMF në Skenderaj po përballet me mungesë të stafit mjekësor, duke u nisur nga vitet e kaluara ku numri i tyre ishte 35, qe prej ketij muaj kanë mbetur vetem 15. Disa prej tyre kanë filluar specializimet dhe disa kanë shkuar jashtë vendit, realisht është një kolaps i kësaj mungese në qendrën tonë si për organizimin e menaxhimit punues, ku duke u nisur nga ajo qe jemi ne kohë pandemije dhe shtimi i numrit të qytetarve që kërkojnë sherbime është dukshem ma i madh.
Jemi te brengosur në ecurinë e matutjeshme të punes tonë në kuadër të shërbimeve që ju ipen qytetarëve në komunën tonë. Unë ju jam falendërues për kontributin e dhënë të gjithë përsonelit mjekësorë dhe stafit mbështetës për sherbimet e dhëna ndaj qytetarëve që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë qenë vigjilent dhe të pa ndalshëm 24 orë në shërbim të çdo qytetari në komunën tonë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT