Po është e vërtetë! Aplikacionet Android dhe iOS po vinë në Windows 10 në formën e aplikacioneve universale

Pas muajsh të tërë spekulime dhe konfuzion, Microsoft zbuloi planet për të sjellur më shumë aplikacione në Windows 10. Ndërsa kompania ka testuar vazhdimisht mundësinë e instalimit të aplikacioneve Android në Windows, ato kanë krijuar një zgjidhje tjetër të “problemit”: Pse zhvilluesit të mos i portojnë këto aplikacione në Windows 10 duke përdorur po atë kod të aplikacionit?

Me mbërritjen e Windows 10, zhvilluesit do e kenë çdo gjë më të lehtë sepse do të mund të portojnë aplikacionet e tyre iOS dhe Android në formën e aplikacioneve universale për Windows. Kjo do të bëhet e mundur përmes dy mjeteve të reja të zhvillimit të softuerit. Në Android, Microsoft po bën të mundur për zhvilluesit të shfrytëzojnë kodin e Java dhe C++ ndërsa zhvilluesit e iOS do të përdorin kodin e tyre aktual të Objective C.

Ideja e gjithë kësaj është e thjeshtë: Ndërtimi i aplikacioneve për Windows 10 po detyruar zhvilluesit të ndërtojnë kodin edhe njëherë nga fillimi. Edhe pse është një proçes më i lehtë sesa të ndërtuarit nga fillimi, edhe kjo zotëron vështirësinë e saj.

Një sekret që të gjithë e zbuluam sot është se Candy Crush Saga në Windows Phone është një aplikacion iOS. Pra nuk është ndërtuar për Windows por është portuar dhe vetë Microsoft ka ofruar mjetet për zhvilluesin King.

Por përveç Android dhe iOS, Microsoft tha se ka krijuar një mënyrë për të ndërtuar aplikacione universale direkt nga uebfaqet. Kjo do të bëjë të mundur për zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione për shërbimet e thjeshta lehtësisht por normalisht që një aplikacion i tillë nuk do të ofrojë po aq funksionalitete sa një i koduar posaçërisht për Windows. Dhe jo vetëm uebfaqet por edhe aplikacionet desktop do të mund të transformohen në aplikacione universale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT